Vardari 1961 merr vauçer sportiv, por jo edhe FFM – Alsat

Edhe pse paralajmërohej se skuadra e Vardarit në hendboll nuk do të merr vauçer sportive, për shkak të ndrrimit të emrit, kjo nuk ndodhi. Aktualisht skuadra e Vardarit në hendboll nga Agjencia për Rini dhe Sport, ka marë vauçerin më të lartë mes klubeve të hendbollit në vlerë prej 310 mijë euro. Eurofarm Pelister dhe Metalurg arkëtuan nga 285 mijë euro.

Në mesin e skuadrave të futbollit, vauçeri më i lartë i takoi Shkëndijës në vlerë prej 175 mijë euro, pas së cilës rreshtohen Shkupi me 162 miijë euro, Renova 145 mijë dhe Vardari me 136 mijë euro.

Në mesin e skuadrave të basketbollit, MZT Skopje arkëtoi vauçerin në vlerë prej 13 mln denarë ose 210 mijë euro, për të dy ekipet që garojnë në elitën e basketbollit vendor.

Ndërkohë të skuadrat e volejbollit, më shumë arkëtoi skuadra e Xhio Strumicës, me 64 mijë euro.

Mes fedratave sportive, sërisht më shumë merr ajo e hendbollit me 260 mijë euro, pas së cilës vjen ajo e basketbollit me 226 mijë euro dhe volejbollit me 194 mijë euro. Edhe këtë vit, Federata e Futbollit të Maqedonisë nuk mori vauçer sportiv nga Agjencia për Rini dhe Sport.

The post Vardari 1961 merr vauçer sportiv, por jo edhe FFM appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button