Home Aktualitete Venko Filipçe: Gjendja me virusin është duke u qetësuar

Venko Filipçe: Gjendja me virusin është duke u qetësuar

by NESHESH
0 comment

Gjendja me virusin është duke u qetësuar, kurba epidemiologjike është në rënie, ndërsa këtë e shohim sipas numrit të rasteve të sapodiagostikuara, tash e më shumë ditë me radhë po zvogëlohen numrat, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pas takimit të rregullt të mëngjesit me drejtorët e qendrave për Kovid.

Në takim është analizuar gjendja me Kovid-19 në 24 orët e kaluara. Sipas ministrit Filipçe, është duke u zvogëluar presioni mbi spitalet edhe pse nuk janë liruar tërësisht një numër i madh repartesh.

“Është duke u zvogëluar presioni mbi spitalet edhe pse nuk janë liruar tërësisht një numër i madh i reparteve, pasi karakteristikë për këtë valë është përkeqësimi tek pacientët të jetë pak më vonë dhe që këtu cikli i lirimit të kapaciteteve spitalore vjen 2-3 javë më vonë”, shkruan Filipçe në Fejsbuk.

Ai ju bëri apel qytetarëve për kujdes maksimal edhe gjatë periudhës që na pret.

Related Articles

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy