Vërshimet në Kosovë, evakuohen banorët e Vushtrrisë – Alsat

Banorët e një pjese të Komunës së Vushtrrisë janë evakuuar, pasi lumi Sitnica ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar vërshime, njoftoi kreu i kësaj komune, Xhafer Tahiri. Tahiri tha se gjendja “është e rënduar” dhe se në evakuimin e banorëve ka ndihmuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Shkolla fillore ‘Naim Frashëri’ në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë”, tha Tahiri.

Të hënën, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se do të evidentohen dëmet e shkaktuara nga vërshimet në pronat private dhe publike. Ndërkaq, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se situata meteorologjike pritet të stabilizohet në ditët në vijim.

The post Vërshimet në Kosovë, evakuohen banorët e Vushtrrisë appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button