VIDEO / Barcelona feston, Reali ndalet në Pamplona – Alsat

Real Madrid u ndal në në barazim pa gola në transfertë ndaj Osasunës në kuadër të xhiros së 18-të të La Ligas. Me të filluar pjesa e dytë, duket se instruksionet e Zinedin Zidan do të jepnin frytin e tyre. Në minutën e 63′ ishte Karim Benzema që shënoi gol, por goli u anulua shkau i pozitës jashtë loje. Reali ksihet edhe disa raste të tjera, por moti i keq nuk lejoi Reali të marrë rezultat pozitiv.

Tani me këtë barazim, Real Madrid qëndron në pozitën e dytë me 37 pikë, një më pak se Atletico Mardid i cili është lider i La Liga. Ndërsa Osasuna, qëndron në pozitën e 19-të me 15 pikë total.

Ndërkohë më herët, Barcelona ka arritur fitore të thellë ndaj Granadas me 4-0. Ishte Griezmann në minutën e 12′ i cili zhbllokoi rezultatin. Loja vazhdoi, por protagonisti kryesor i kësaj ndeshje ishte Messi, ai shënoi fillimisht një gol të bukur në minutën 35′ për tu pasuar edhe nga një tjetër që e shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën 42′. Goditjen përfundimtare i dha Antoan Griezman i cili shënoi golin e dytë personal në minutën 63′.

Tani Barcelona qëndron në pozitën e tretë me 34 pikë, ndërsa Granada mban pozitën e shtatë me 24 pikë total.

The post VIDEO / Barcelona feston, Reali ndalet në Pamplona appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button