Video / Lacio s’ka të ndalur, dështon Napoli – Alsat

Skuadra e Lacios duket se më në fund ka gjetur formën më të mirë dhe po arrin që të regjistrojë fitore të njëpasnjëshme në kampionat, duke u shfaqur përsëri si një skuadër që mund të rivalizojë denjësisht për një prej katër vendeve të para në klasifikim. Ekipi kryeqytetas e ka treguar sot këtë duke mundur me shifrat 2-1 Sasuolon, një tjetër prej skuadrave që gjenden në pozitat e sipërme të klasifikimit dhe që në pjesën e parë të sezonit ishte kthyer në pretendente për Ligën e Kampioneve. Edhe pse u gjend në disavantazh nga goli i Kaputos që në minutën e 6 të duelit, Lacio arriti të reagonte dhe barazoi me Milinkoviç-Saviç në pjesën e parë, duke vazhduar me një lojë dominuese derisa gjeti edhe golin e fitores 2-1 me Imobilen në pjesën e dytë të ndeshjes.

 

 

Kjo fitore që i mundësoi të barazohej me Napolin në kuotën e 34 pikëve, me dy skuadrat që për momentin ndajnë vendet 6-7 në renditje.

 

 

Napoli humbi mundësinë t’i afrohej zonës Ligës së Kampionëve pasi u mund me shifrat 3-1 nga Verona, në një ndeshje ku skuadra e Gatuzos vuajti gjatë 90 minutave lojën e shpejtë të veronezëve që i ndëshkuan në çdo gabim të prapavijës. Napoli shënoi që në minutën e parë të ndeshjes me Lozanon, por nuk diti të administronte rezultatin dhe lejoi që vendasit të shënonin tre herë me Dimarko, Barak e Zakanji duke lënë pikë të rëndësishme që mund të rezultojnë vendimtarë në luftën për një vend në Ligën e Kampioneve që mbetet objektivi i këtij sezoni për napolitanët. /vipsport.al/

The post Video / Lacio s’ka të ndalur, dështon Napoli appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button