Vllaznia merr futbollistin e Akademisë së Milanit? – Alsat

Klubi i Vllaznisë nuk ndalet në merkato. Afrimi i sulmuesve Avdijaj dhe Cise duket se ka zgjidhur situatën për repartin e avancuar dhe tashmë po mendohet për repartet e tjerë. Por një përforcim mjaft i bujshëm pritet të arrijë këto ditë nga Italia, më saktësisht një prodhim i akademisë së Milanit.

Emir Murati, mesfushor me shtetësi kroate por i lindur në Itali, është një futbollist i cili është rritur në Akademinë e MIlanit. Futbollisti 20-vjeçar, tashmë kërkon që të provojë futbollin i profesionist dhe pas një eksperiencë te Rende dhe Pro Sesto, duket se është pranë akordit për t’iu bashkuar kuqebluve në Shkodër.  Sipas mediave italiane, Vllaznia ka gjetur gjuhën e përbashkët me Milanin, që zotëron kartonin e tij, për huazimin e lojtarit deri në fund të këtij edicioni dhe marrëveshja pritet të finalizohet në ditët në vijim.

The post Vllaznia merr futbollistin e Akademisë së Milanit? appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button