Von der Leyen: KE miratoi autorizimin e vaksinës antiCOVID-19 “Moderna” – Alsat

Komisioni Europian i ka dhënë vaksinën antiCOVID-19 të zhvilluar nga firma amerikane “Moderna” miratimin për autorizim të kushtëzuar të tregut, njoftoi sot presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

“Ne po sigurojmë vaksina të sigurta dhe efikase antiCOVID-19 për europianët”, shkroi kreu i ekzekutivit të BE-së në Tëitter, pak orë pas marrjes së një rekomandimi nga EMA për të miratuar ilaçin.

Kjo është vaksina e dytë e miratuar për përdorim në Bashkimin Europian, pas asaj të “Pfizer-BioNTech” në dhjetor.


LEXO EDHE:

Back to top button