Home KREJT NË SHESH Voton Rama: Të mos harrojmë sot e asnjëherë që jemi një familje e madhe në të njëjtin Atdhe – Alsat

Voton Rama: Të mos harrojmë sot e asnjëherë që jemi një familje e madhe në të njëjtin Atdhe – Alsat

by NESHESH
0 comment

 

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama votuan në qendrën e votimit në Surrel. Pasi ushtroi të drejtën për të votuar, kryeministri shqiptar tha përpara gazetarëve se të gjithë qytetarët duhet të dalin në votime, por pa harruar që jemi një familje e të njëjtit Atdhe.

– Advertisements –

“Sot është një ditë e bukur me diell fantastik. Sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj atyre që me votën e vet shprehin një opinion tjetër. Mos harrojmë sot e asnjëherë që jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe.

Askush mos harrojë se demokracia është një sport pa spektatorë dhe secili duhet të dalë vetë në fushë dhe të gjuajë me votë. Kështu që zbrisni në fushë gjuajeni penalltinë tuaj dhe në fund fitoftë më i miri”, u shpreh Rama.

Related Articles

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy