Xhamia e shenjtë në Mekë instalon porta vetë-sterilizuese për besimtarët (FOTO)

Xhamia e Shenjtë në Mekë ka instaluar së fundmi porta të sofistikuara për vetë-sterilizimin e besimtarëve si pjesë e masave paraprake kundër përhapjes së Koronavirusit të ri, ka raportuar agjencia Saudite e lajmeve SPA.

Portat, të instaluara në hyrje të xhamisë, spërkasin dezinfektues dhe janë të pajisura me kamera termike për të kontrolluar temperaturat e hyrësve në distancën prej gjashtë metrash.

Portat janë të pajisura edhe me ekrane inteligjente që shfaqin temperaturën e disa personave në të njëjtën kohë, si dhe monitorues mbikëqyrës. Të gjithë ata që hyjnë në xhami duhet të kalojnë përmes këtyre portave të cilat kanë njësi depozitimi me dezinfektues. Vetë portat do të sterilizohen rregullisht pas përdorimit, sipas SPA. Masat paraprake të tjera tashmë në Xhaminë e Shenjtë përfshijnë kontrollimin e atyre që hyjnë në vend, instalimin e kamerave termike dhe detyrimin e distancimit shoqëror.

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button