Home Aktualitete Zaev për “Katimerini”: Çdo ndërhyrje në identitetin maqedonas është e papranueshme

Zaev për “Katimerini”: Çdo ndërhyrje në identitetin maqedonas është e papranueshme

by NESHESH
0 comment

Kryeministri, Zoran Zaev në një intervistë për gazetën greke “Katimerini” shpjegon se pavarësisht raporteve pozitive nga Komisioni Evropian dhe Marrëveshjes për Fqinjësisë të Mirë me Bullgarinë, për shkak të vetos nga Sofja, Maqedonia Veriore nuk filloi negociatat me BE, transmeton Alsat. Zaev thekson se rajoni ka nevojë për një të ardhme të përbashkët, por që për palën maqedonase çdo ndërhyrje në identitet është e papranueshme.“Në shekullin 21, përcaktimi i historisë së një kombi tjetër nuk është në përputhje me frymën evropiane, sepse ne kemi nevojë për të ndërtuar një të ardhme së bashku. Për Maqedoninë e Veriut, për popullin maqedonas, për të gjithë qytetarët e vendit tonë, çdo ndërhyrje në identitetin maqedonas është e papranueshme. Procesi po vazhdon për një kohë të gjatë, nuk duam të ndalemi dhe nuk do të ndalemi, por nuk do të rrezikojmë dinjitetin tonë dhe identitetin tonë. Unë besoj se do të gjejmë zgjidhje të përbashkëta me Bullgarinë dhe do të ndërtojmë një të ardhme cilësore për ne dhe gjeneratat e ardhshme, tha kryeministri, duke theksuar se e kaluara nuk duhet të harrohet, por `urat e bashkëpunimit duhet të ndërtohen midis të gjitha vendeve në Ballkan, sepse ajo është e vetmja rrugë drejt suksesit`”.

Related Articles

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy