Zaev rezulton negativ në testin për coronavirus

Kryeministri Zoran Zaev sot bëri të ditur se ka rezultuar negativ në testin për coronavirus.

“Është shumë e rëndësishme që secili prej nesh ta mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e të gjithëve rreth nesh. Me respektim të plotë të masave dhe rekomandimeve secili prej nesh mund të kontribuojë për shëndetin publik”, thotë Zaev.

Zaev bën thirrje që të mbahen maskat mbrojtëse, të mbahet largësia trupore dhe të shmangim ngjarjet ku ka grupime dhe me këtë mënyrë do të fitohet lufta me coronavirusin.

Ndryshe, mbrëmë ministri i MPB-së, Oliver Spasovski bëri të ditur se është infektuar me coronavirus me çka kryeministri Zaev njoftoi se do të testohet edhe pse nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me të.

LEXO EDHE:

Back to top button