Zidane bëhet “mister 200” te Reali, ja krahasimi me dy legjendat e tjera

Trajneri nga Marseja do ta arrijë këtë shifër, 200 ndeshje, në stolin e Real Madridit, duke hyrë në listën e vogël historike me Miguel Muñoz dhe Vicente del Bosque. Zidane do të bëhet “dy shekuj” në stolin e bardhë, nesër në ndeshjen e La Liga-s kundër Eibar.


Ai debutoi në këtë post në janar 2016, me një fitore të jashtëzakonshme kundër Deportivo (5-0) në kampionat. Që atëherë ka grumbulluar edhe 198 ndeshje të tjera, të shpërndara si vijon: 134 ndeshje të La Liga-s, 40 ndeshje të Ligës së Kampionëve, 15 ndeshje të Kupës së Mbretit, 4 ndeshje të Botërorit të Klubeve, 4 ndeshje të Superkupës Spanjolle dhe 2 ndeshje të Superkupës Europiane.

“Zizou” ka këtë produkt si trajner i “Los Blancos”: 131 fitore (65.8%), 42 barazime (21.1%) dhe 26 humbje (13.1%).

Nga këto humbje, 17 janë regjistruar në La Liga (3 kundër Betis, skuadra që i ka shkaktuar më shumë humbje Realit të Zidane), 6 në Ligën e Kampionëve dhe 3 në Kupën e Mbretit (kundër Leganés, Celta dhe Real Sociedad).


Me të në krye të stolit, Real Madridi ka shënuar 486 gola (mesatarisht 2.44 për ndeshje) dhe ka pësuar 209 të tillë (1.05 gola për ndeshje).

Një tjetër fakt është se ai mbetet i pamposhtur në Botërorin e Klubeve (4 fitore në 4 ndeshjet e luajtura), në Superkupën Spanjolle (3 fitore dhe 1 barazim) dhe në Superkupën Europiane (2 fitore në po aq ndeshje).

Është interesante që “Zizou” mban rekordin e më pak humbjeve në krahasim me Miguel Muñoz (605 ndeshje në total, me 357 fitore, ose 59%); dhe Vicente del Bosque (246 ndeshje, me 133 fitore).

Në 199 ndeshjet e deritanishme në stolin e bardhë, Zidane ka 26 humbje nga 33 të Muñoz (16.6% të totalit të tij), ose nga 48 të Del Bosque (24.1% të totalit të tij). Nga të tre, numrin më të madh të fitoreve e ka Muñoz, me 144 të tilla (72.4%).

Të tre, së bashku me Luis Molowny (8 tituj), duhet të konsiderohen si trajnerët e shkëlqyeshëm të Real Madridit. Të gjithë erdhën në momente delikate, kur klubi kishte nevojë për to.

Çuditërisht, të gjithë erdhën në etapa të zeza, por përfunduan me fitimin e titujve. Pa vazhduar më tej, Zidane, i cili erdhi për të zëvendësuar Benítez në vitin 2016 dhe Solari më 2019, ka grumbulluar 10 tituj në këto pothuajse 200 ndeshje, duke pasur një mesatare prej 1 titulli në çdo 19.9 ndeshje. Zidane është trajneri që ka fituar më shumë tituj në 199 ndeshje…

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button